Tinktura shëruese për pastrimin e gjakut

  • 14 November 2019 - 09:31
Tinktura shëruese për pastrimin e gjakut

P ër largimin e helmeve të grumbulluara në gjak, sugjerohet shtimi i elasticitetit të enëve të gjakut dhe pastrimi i tyre nga shtresat e kolesterolit. Hudhra dhe limoni konsiderohen si pajisjet kryesore për pastrimin enëve të gjakut, uljen e nivelit të gjakut, forcimin mureve të enëve të gjakut dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet e rrezikshme si arteroskleroza. Kjo tinkturë po ashtu parandalon formimin e qelizave kancerogjene, që disa herë edhe është vërtetuar nga studimet shkencore.

Përbërësit e nevojshëm: - 4 thelpinj të hudhrës - 4 limonë të mesëm, me lëvore - 3 litra ujë të vluar Përgatitja: Hudhrën e copëtoni dhe e pastroni. Limonët i përzieni me ujë të vluar, i preni në rriska. Të gjithë përbërësit i fusni në makinën për bluarjen e mishit. Masën e fusni në një kavanoz dhe i shtoni 3 litra ujë të vluar. E mbuloni mirë dhe e vendosni në frigorifer për 3 ditë. KONSUMIMI Doza maksimale është 50 ml, nga 3 herë në ditë, para shujtës. Por, fillimin e pastrimit të enëve të gjakut duhet ta filloni me dozë më të vogël (1-2 lugë të supës). Pastrimi në këtë mënyrë i enëve të gjakut sugjerohet një herë në vit.

(Kosova Sot Online)