Kush duhet të ketë kujdes nga gripi?

  • 18 nëntor 2019 - 14:57
Kush duhet të ketë kujdes nga gripi?

Gripi mund t'jua vështirësojë jetën të gjithëve, por sidomos disa njerëz duhet pasur kujdes nga gripi, pasi që për ta do të thotë disa ditë të shtrirë dhe të pafuqishëm. Simptomat e gripit janë temperatura, kolla, dhimbjet e fytit, hunda e bllokuar, dhimbjet në trup, dhimbjet e kokës, ndjeshmëria ndaj dritës, lodhja, diarreja dhe të vjellja. Megjithëse nga gripi mundet të vuajë secili person, disa persona janë më të rrezikuar nga shfaqja e komplikimeve të rënda, siç janë infeksioni i mushkërive apo bronkitisi: fëmijët më të rinj se pesë vjeç, sidomos fëmijët më të vegjël se dy vjeç, personat më të moshuar se 65 vjeç, shtatzënat. Kujdes të shtuar duhet të kenë edhe personat e tjerë, që vuajnë nga astma, çrregullimet neurologjike në zhvillim (paraliza cerebrale, prapambetja mendore dhe ngjashëm), sëmundjet kronike të mushkërive, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e sistemit endokrin, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, çrregullimet metabolike, mbipesha.

GRIPI MUND TË SHKAKTOJË KOMPLIKIME

Miliona njerëz në mbarë botën nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga gjendje të caktuara shëndetësore. Për shembull, 1 nga 4 personat që vuajnë nga diabeti nuk e dinë këtë. Me rëndësi është ta kuptoni shëndetin tuaj, sepse vetëm kështu do ta dini çfarë paraqet rrezik për shëndetin.


(Kosova Sot Online)