Gjashtë ushqimet që ju fusin në gjum

  • 21 November 2019 - 09:40
Gjashtë ushqimet që ju fusin në gjum

Dinamika e jetës na ka bërë që të kemi telashe me gjumin. Pikërisht për këtë problem, ju paraqesim gjashtë ushqime që nëse i konsumoni do të flini si në "ujë".

QUMËSHTI

Një gotë qumësht është mënyra e mirë që të pushoni dhe të relasksoheni. Është i pasur me kalcium, i cili jo vetëm se ndihmon relaksimin e muskujve, por kontrollon edhe prodhimin e melatoninës në trupin tuaj. Qumështi po ashtu përmban triptofan, që është i ngjashëm me hormonin e lumturisë - serotoninën. Pini një gotë qumësht të ngrohtë para se të shkoni në dhomën e gjumit, apo edhe nëse ju del gjumi në ndërkohë.

DJATHI

Sikurse edhe prodhimet e tjera të qumështit, është i pasur me kalcium, që ndihmon ta mposhtni stresin dhe t'i relaksoni muskujt, si dhe ju ndihmon në kontrollimin e prodhimit të melatoninës nga trupi. Mund të përdorni lloje të ndryshe të djathit për çdo natë. Por, nuk keni nevojë të konsumoni sasi të madhe, pasi që një sasi e vogël mjafton që të flini si më së miri, pas një dite të lodhshme.

MJALTI

Sheqeri i mjaltit e rrit paksa insulinën, duke lejuar triptofanin që të depërtojë në tru dhe me magjinë e tij ndikon që të pushoni. Pothuajse çdo natë konsumoni nga një lugë pak para se të shkoni në gjumë, po ashtu në mënyrë të mirë ndikon edhe në lukth. Nëse vëreni se mjalti apo ëmbëltia e tij ju pengon, atëherë mund ta pini një çaj kamomili, por aty të shtoni një apo dy lugë mjaltë.

QERSHITË

Qershitë, e sidomos vishnjat, janë të pasura me melatoninë, hormone, që ndihmon trupin tuaj të relaksohet dhe të pushoni mirë. Nëse dëshironi t'i thithni të gjitha të mirat nga qershitë dhe vishnjat, konsumoni qershitë një apo dy orë para se t'i fikni dritat, ose pini lëngun e vishnjave të shtrydhur, të freskët.

BAJAMET

Bajamet janë shumë të pasura me magnez, që ju ndihmojnë të flini rehat, e po ashtu posedojnë edhe proteinë, që nivelin e glukozës e mbajnë në nivelin e duhur gjatë gjithë natës. Po ashtu, nëse i konsumoni bajamet, substancat e tyre do të ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak, si dhe ndikojnë në forcimin e eshtrave tuaj.

BANANET

Të ëmbla, të shijshme, të lira dhe të adhuruara pothuajse nga të gjithë, çfarë kanë të keqe bananet? Asgjë! Në mënyrë të hatashme ato janë të pasura me magnez dhe kalium. Dy minerale këto që ndihmojnë në relaksimin e muskujve në mënyrë që të flini pa telashe. Bananet po ashtu janë të pasura me triptofan. Do të ishte mirë të hani një apo dy banane para se të shkoni në gjumë.

(Kosova Sot Online)