Gjërat që i kemi në shtëpi e që i dëmtojnë tiroidet

  • 22 November 2019 - 11:32
Gjërat që i kemi në shtëpi e që i dëmtojnë tiroidet

Tiroidet janë organ vital, por janë disa gjëra të cilat i kemi në shtëpinë tonë që ndikojnë në dëmtimin, në mos shkatërrimin e tyre. Në studimet e fundit që ishin publikuar në revistën "Epidemology", është zbuluar se 10 për qind e nejçëve që kanë pirë ujë të kontaminuar me acidin "perfluoroctanoic" (PFOA) kishin pasur probleme me tiroidet  

Mobilet: Kemikate të ndryshme janë përdorur në mobilet tuaja për t'i larguar njollat. Kërkoni për mobile që nuk kalojnë nëpër një trajtim të tillë.

Tepihët:

epihët gjithashtu trajtohen me kemikate të ndryshme që mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, përkatësisht tiroidet. Por, ju mund ta shmangni këtë problem, duke përdorur dru të patrajtuar, i cili është një prodhim shumë më i sigurt. 

Prodhimet e kujdesit personal:

Shampotë dhe prodhimet tjera posedojnë kemikate që ngjiten. Së pari kontrolloni udhëzimet dhe përbërësit dhe duhet të siguroheni që këta përbërës të mos përmbajnë asgjë që fillon me "perfluoro".

Kutitë e ushqimit të shpejtë:

Kutitë e tilla shpeshherë kalojnë dorë pas dore dhe janë të pajisura me kemikate. Tani keni edhe një arsye më shumë që të mos përdorni ushqim të shpejtë apo ushqimin që e merrni me vete.

(Kosova Sot Online)