Detyrimisht vizitojeni mjekun nëse urina ka një aromë!

  • 22 November 2019 - 15:37
Detyrimisht vizitojeni mjekun nëse urina ka një aromë!

Kur të shkoni në tualet, hidhni një sy asaj që keni lënë brenda para se ta pastroni apo tërhiqni ujin? Nëse e shmangni këtë, ndoshta është koha të ndryshoni disa shprehi. Në fakt, ja disa shenja paralajmëruese, të cilat duhet t'i dini sa herë që shkoni për të urinuar.

NËSE KA AROMË TË ËMBËL

Jo, kjo nuk ka asnjë lidhje me dashurinë tuaj për çokollatën. "Aroma e ëmbël e urinës në të shumtën e rasteve lidhet me diabetin", thekson mjekja Holly Phillips. E personat që e dinë se tashmë vuajnë nga diabeti, aroma e ëmbël do të mund t'ju tregonte se niveli i sheqerit në gjak nuk është në suazat e normales.

 

VËRENI MJEGULLIM TË NGJYRËS

Kjo do të mund të ishte një lajmërim se në traktin tuaj tretës janë disa baktere të padëshiruara."Kjo mjegulli e ngjyrës vjen si pasojë e sekretimit të baktereve dhe leukociteve - qelizat që luftojnë kundër infeksioneve", pohon Phillips. Edhe nëse ndiheni mirë dhe nuk keni simptoma të tjera, kujdes, pasi që kjo do të mund të jetë shenjë se infeksioni po lulëzon.

NË URINË KA NGJYRË TË KUQE OSE ROZË

Edhe pse perimet me ngjyrë të kuqe dhe rozë mund të jenë fajtore për ndryshimin e ngjyrës, po ashtu mund të jetë shenjë e pranisë së gjakut në urinë, që nuk është aspak shenjë e mirë. Kjo mund të jetë shenjë e infeksionit urinar, por edhe shenjë e kancerit të fshikëzës apo veshkave.

NËSE KA ERË JASHTËZAKONISHT TË NEVERITSHME

Urina nuk do të duhej të ketë aromë trëndafilash, por nëse ka një aromë të keqe dhe të jashtëzakonshme që nuk mund ta duroni, si një perime e prishur për shembull, fshikëza ju paralajmëron se infeksioni ekziston. Edhe si kurse urina me ngjyrë të mjegulluar, as kjo nuk duhet lënë pa u kontrolluar.

NËSE NDIENI DJEGIE DERISA URINONI

Djegia apo edhe dhimbja që e ndieni derisa urinoni mund të vjen si pasojë e infeksionit apo sëmundjeve të jashtme që barten.

URINONI SHUMË DHE SHPESH

Ndoshta jeni shtatzënë, nëse jeni femër. Por, nëse bindeni se nuk jeni shtatzënë, ndoshta fajtor mund të jetë konsumimi i tepërt i alkoolit apo pijeve me kafeinë. Kjo po ashtu mund të jetë shenjë e diabetit apo tumoreve, nëse keni përjashtuar supozimet e para.

(Kosova Sot Online)