Receta që eliminon gripin dhe ftohjen

  • 04 December 2019 - 14:51
Receta që eliminon gripin dhe ftohjen

Ndryshimet e shpeshta të temperaturës, që u jemi të ekspozuar këtyre ditëve, lënë shenjë në shëndet, sidomos te ata njerëz që si pasojë e ritmit të shpejtë të jetës dhe stresit u dobësohet sistemi imun. Në mënyrë që trupin tuaj në mënyrë natyrale organizmin ta bëni sa më të fortë karshi viruseve dhe baktereve, ju sjellim recetën që për bazë ka supën. Supa 'çudibërëse' forcon imunitetin, organizmit i dhuron energji dhe në mënyrë natyrale mbron prej viruseve. Supa me hudhër, xhenxhefil, piper të zi, qepë të kuqe dhe disa përbërës tjerë forcon organizmin tuaj dhe dhuron energji, ushqen secilën qelizë të trupit dhe e forcon për t'u bërë ballë viruseve dhe baktereve Përbërësit e nevojshëm: - 3 litra ujë, 2-3 hudhra, 1-2 lugë xhenxhefil, 1 lugë piper të zi, 2 karota, 1 gjethe selino, 1/4 e qepës së kuqe, 1 gjethe rozmarinë, 1 lugë sherbelë, lëngun gjysmë limoni të shtrydhur Mënyra e përgatitjes:

Të gjithë përbërësit (pos lëngun e limonit) i vendosni në një enë dhe i mbuloni. I lini të vlojnë e më pas zvogëloni zjarrin. Le të qëndrojnë ashtu për një orë. Masën e kaloni në një enë tjetër. Qëroni perimet, e kulloni dhe tani keni bazën që parandalon dhe zbut ftohjen dhe gripin. Me këtë mund të përgatisni të gjitha supat. Kur ta shërbeni, shtoni lëngun e limonit.  


(Kosova Sot Online)