5 ushqimet e pasura me kalcium

  • 08 dhjetor 2019 - 11:37
5 ushqimet e pasura me kalcium

Kur shumica e njerëzve mendojnë si të marrin sasinë e nevojshme ditore me kalcium, zakonisht përcaktohen për qumësht. Por, nëse nuk jua ka ëndja qumështin për një apo më shumë arsye, atëherë në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet, të cilat ju furnizojnë me sasinë e nevojshme të kalciumit.

SPINAQ

ISpinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, duke poseduar 244.8 mg për një gotë. Në shumicën rasteve mund të konsumoni më shumë se kaq, duke e shndërruar spinaqin në burim më të mirë të kalciumit se sa qumështin e lopës. Një gotë me spinaq përmban 24.5 për qind të nevojave ditore për kalcium. Po ashtu është i pasur me mangan që është kyç për strukturën e eshtrave. Spinaqi përmban 84 për qind të vlerave ditore me mangan.

LAKRA JESHILE

Lakra jeshile është një nga ushqimet e shëndetshme, edhe është e mbushur me plot vlera ushqyese. Një "smoothie" i gjelbër përmban rreth 90 mg kalcium. Nëse përgatisni një sallatë me 3.5 gota lakër jeshile, do të furnizoheni me 315 mg kalcium-sasi më e madhe kjo në krahasim me një gotë qumësht të lopës. Lakra jeshile duhet të jetë ushqimi në tryezën tuaj nëse dëshironi të furnizoheni me nevojat ditore të kalciumit. Po ashtu është i pasur me mangan dhe fosfor, dy minerale të rëndësishme këto për eshtra të shëndoshë.  

LAKRA E BRUKSELIT

Për ndërtimin e eshtrave të fortë, lakra e Bsukselit është një alternativë e hatashme. Në vetëm dy gota do të furnizoheni me 452.2 mg kalcium, rreth 90 për qind të nevojave ditore. Qumështin mund ta pini, por edhe nga lakra e Brukselit mund të përgatitni një pije. Kjo perime e gjelbër është e pasur me vitamina B6 dhe acid folik. Lakrën jeshile mund ta përzieni me lëng limoni, vaj ulliri, mjaltë dhe kripë deti.

FARAT E SUSAMIT

Farat e susamit janë një tjerët burim për kalcium. Kjo farë e vogël është një ushqim me vlera të larta ushqyese. Në vetëm një të katërtën e gotës posedon 351 mg kalcium. Po ashtu mund t'i shtoni në sallatë.

JOGURTI ORGANIK

Për njerëzit, të cilët edhe më tutje dëshirojnë të konsumojnë produkte të qumështit, jogurti organik është një burim i hatashëm me kalcium. Përmban rreth 447.4 mg kalcium në një gotë. Kjo përafërsisht është 45 për qind të nevojave ditore për kalcium. Po ashtu edhe jogurti nga qumështi i lopës posedon rreth 35.2 për qind të nevojave ditore për kalcium, pasta posedon dhe fosfor, mineral ky i cili është i mirë në rigjenerimin e eshtrave dhe dhëmbët.

(Kosova Sot Online)