Natyra shëron, kaça për zemër të shëndetshme

  • 10 December 2019 - 15:01
Natyra shëron, kaça për zemër të shëndetshme

Kaça ka efekt qetësues në sistemin nervor, kështu që sugjerohet te nervozizmi, stresi dhe pagjumësia. Ndikon edhe te qarkullimi i dobët dhe dhimbjet në këmbë të arteroskleroza.

PARANDALON INFARKTIN

Frutat e kaçes së kuqe përdoren si masë parandaluese kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Të gjithë ata që kanë probleme me shtypjen e lartë të gjakut, duhet përdorur preparate nga kaçja. Sugjerohet edhe pas sulmit në zemër, pasi që shpejton qarkullimin e gjakut.

ÇFARË PËRMBAN KAÇA?

Kaça përmban të gjitha substancat me efekt antioksidues. Për shërim përdoret kaça e bardhë dhe e kuqe. Përmban flavanoide, aminë, taninë, karotenoide, enzima tretëse, vitamina C, K, E. Përmban kalcium, kalium, hekur, mangan,dhe mikroelemente: magnez, bakër, zink, krom, alumin, selen, nikel, jod dhe bakër.

EFEKTI SHËRUES

Kaça e kuqe mund të kombinohet edhe me bimët tjera për të ndikuar në qarkullimin e gjakut në tru, me kamomil, me fletët e ullirit dhe me hudhër për nervozë dhe puls jo të rregullt të zemrës.

(Kosova Sot Online)