Ushqimet që shërojnë shumicën e sëmundjeve

  • 12 December 2019 - 11:18
Ushqimet që shërojnë shumicën e sëmundjeve

Shumë ushqime, të cilat për çdo ditë i përdorim në kuzhinë, përmbajnë përbërës ushqyes që mund të na lehtësojnë problemet shëndetësore, që nga rrushi i tharë për shtypje të lartë të gjakut, e deri te çaji kamomil për të djegurat në gjoks.

VUANI NGA KAPSLLËKU DHE FRYRJET? PINI JOGURT!

Një gotë jogurt me kultura të gjalla (baktere të dobishme dhe kërpudha) do ta shtyjnë ushqimin përmes traktit tuaj tretës. Bakteret e dobishme nga jogurti sidomos lehtësojnë tretjen e fasules dhe laktozës së qumështit, që mund të shkaktojë gazra.

VUANI NGA SHTYPJA E LARTË E GJAKUT? GRIMCONI RRUSH TË THARË!

Gjysmë grushti me rrush të tharë përmban fibra dhe 212 miligramë minerale kalium, që në mënyrë të suksesshme ul shtypjen e gjakut. Hulumtime të shumta kanë treguar se polifenolet nga derivatet e rrushit si ai i tharë, vera apo lëngjet ruajnë shëndetin e zemrës dhe enët e gjakut, njëkohësisht duke ulur shtypjen e gjakut.

VUANI NGA DHIMBJET E BARKUT? SHTONI BORZILOK NË SALLATË!

Hulumtimet kanë treguar se eugenoli, substanca kryesore e borzilokut, largon mundimet, të vjellat, ngërçet dhe diarrenë, sepse shkatërron bakteret si salmonella dhe listeria. Eugenoli ndikon fort në traktin tretës në mënyrë që ngërçet të hiqen si me dorë. Borzilokun e prerë mund ta shtoni në salcë dhe sallatë.

VUANI NGA GURËT NË IDHCË? HANI GRURË!

Gruri përmban një numër të madh vitaminash, minerale dhe mikroelemente, prandaj dhe sugjerohet për ushqimin e nejçëve. Është e pasur me fibra bimore, të cilat përshpejtojnë dhe rregullojnë punën e zorrëve, sidomos nëse përdoret kokrra e grurit. Fibrat e grurit përshpejtojnë kalimin e ushqimit drejt traktit tretës dhe reduktojnë thartirën. Po ashtu mirë ndikon në uljen e yndyrës në gjak, triglicerideve, si dhe në shërimin e kolesterolit.

JU IRRITON URTHI? PINI ÇAJ KAMOMIL!

Kamomili lehtëson problemet me tretje, ngërçet dhe gazrat. Dy lugë me kamomil i shtoni në ujin e ngrohtë, e mbuloni e më pas e lini të qëndrojnë për 20 minuta. Për të hequr qafe tërësisht urthin apo të djegurat në gjoks, pini disa gota çaj kamomili në ditë.

VUANI NGA HEMORROIDET? SHËRBEHUNI ME FIK!

T ri gramë fibra në katër fruta fik të tharë do t'ju ndihmojnë të keni jashtëqitje të rregullt. Nëse i konsumoni rregullisht, më nuk do të keni telashe me hemorroidet. Konsumimi i fikut po ashtu siguron rreth 5 për qind të nevojave ditore me kalium dhe 10 për qind mangan.

(Kosova Sot Online)