Lëngu më i mirë dimëror për detoksim

  • 16 December 2019 - 09:14
Lëngu më i mirë dimëror për detoksim

Ushqimi jo i mirë, sidomos nëse është i bazuar në pak ushqim të zier, di të krijojë thartirë dhe t'ju bëjë të ndiheni më të "rëndë". Pasojë është 'guri' i njohur në lukth, plogështia dhe mungesa e energjisë, e të gjitha këto i rregullon një përzierje e pemëve dhe perimeve, që pastron organizmin dhe rregullon tretjen.

Karota - është përplot me fibra ushqyese dhe antioksidues që në trup shndërrohen në vitamina A. Kjo ndikon në përshpejtimin e sistemit të tretjes.

Grejpfruti - është pema më e njohur, që merr pjesë në secilën përzierje, që e pastron organizmin, është e pasur me vitaminë C, shkrin yndyrat dhe i shndërron në energji. Trangujt - falë fibrave që posedon, shton ndjenjën e ngopjes, është diuretik natyral, qetëson fryrjet në stomak dhe pastron trupin prej helmeve. Menta - përshpejton dhe kontrollon sistemin për tretje dhe qetëson lukthin.

PËRBËRËSIT:

- gjysmë litër ujë - 1 grejpfrut - 2 karota - 1 trangull - Dy rriska xhenxhefil të bluar - 5 gjethe mentë.

PËRGATITJA

: Qërojeni grejpfrutin, karotat dhe trangullin dhe i preni në rrathë, i futni në blender dhe i përzieni imët. Shtojeni ujin dhe përzieni, bluani gjithçka. Pijen ta konsumoni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në drekë.

(Kosova Sot Online)