Dëshironi të humbni në peshë? ja çfarë duhet të bëni para ushqimit

  • 18 December 2019 - 09:31
Dëshironi të humbni në peshë? ja çfarë duhet të bëni para ushqimit

Ushqimi jo i shëndetshëm dhe ushtrimet jo të rregullta fizike janë nga faktorët kryesor që shkaktojnë mbipeshën. Mirëpo, pak ndryshime në shprehitë tuaja do të mund t'ju sigurojnë që edhe ju të keni një linjë vitale dhe mbipeshën apo kilogramët e tepërt mos t'i keni problem.

Një nga këto fshehtësi është që para shujtave ta pini nga një gotë me ujë. Rezultatet shkencore nga universiteti në Virgjinia kanë treguar se personat të cilët para se të fillojnë me shujtën e kishin konsumuar një gotë me ujë, gjatë shujtës konsumojnë 13 për qind më pak kalori. Një fshehtësi si kjo, shumë e thjeshtë dhe pa mundime, mundet të dhurojë rezultate mahnitëse.

(Kosova Sot Online)