Përgatitja e ushqimit me këto vajra shkakton kancerin

  • 21 December 2019 - 10:44
Përgatitja e ushqimit me këto vajra shkakton kancerin

Përgatitja e ushqimit me vajra bimore liron substanca helmuese kimike të lidhura me kancerin dhe sëmundje të tjera, thonë shkencëtarët. Tani rekomandojnë që ushqimet të fërgohen në vaj të ullirit ose të kokosit, në gjalpë ose dhjamë. Rezultatet e disa eksperimenteve zbulojnë se vajrat janë të pasura me yndyra gjysmë të pangopura, siç janë vaji i lulediellit dhe ai i misrit, më të mirë për shëndetin sesa yndyrat e ngopura në produktet me origjinë nga kafshët.

Shkencëtarët gjithashtu zbulojnë se ngrohja e vajrave bimore sjell deri te lirimi i përqindjeve të larta të substancave kimike me emrin aldehide, që lidhen me sëmundje të zemrës dhe me demencë, si dhe me kancerin. Martin Grootveld, profesor i kimisë bioanalitike dhe patologjisë kimike, thotë se studimi i tij në një shujtë tipike amerikane me peshk dhe çipse të fërguara në vaj bimor, ka zbuluar se ka përmbajtur madje 100 deri në 200 herë më shumë aldehide helmuese sesa limiti i lejuar ditor i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndryshe nga kjo, testimi i ngrohjes së gjalpit dhe dhjamit ka zbuluar nivele shumë më të ulëta të aldehideve.

(Kosova Sot Online)