Zbulimi i proteinës mund të ndihmojë në zbulimin e ilaçit kundër mbipeshës

  • 24 December 2019 - 17:20
Zbulimi i proteinës mund të ndihmojë në zbulimin e ilaçit kundër mbipeshës

Shkencëtarët kanë zbuluar që 'gjeni i trashjes' u ka ndihmuar atyre që të afrohen edhe një hap më shumë në zbulimin e ilaçit kundër trashjes. Proteina e quajtur 'IRX3' rregullon metabolizmin dhe shpenzimin e energjisë, ndërsa eksperimenti i realizuar në minj ka pasur sukses, pasi që minjtë që kanë sasi më të vogël të kësaj proteine janë për 30 për qind më të dobët. Hulumtimi ka treguar që minjtë që kanë sasi të madhe të proteinës IRX3 shtojnë peshë dy herë më shumë sesa minjtë që nuk kanë këtë proteinë.

Për më tepër, minjtë që nuk kanë këtë proteinë ishin në gjendje që të përpunojnë më lehtë glukozën. Profesori Chin-Chung Hui nga Universiteti i Torontos ka thënë: 'Këta minj janë më të dobët, mund të përpunojnë më lehtë glukozën dhe janë më të mbrojtur nga diabeti.' Hulumtuesit kanë thënë që IRX3 bashkëvepron me një gjen tjetër të quajtur FTO, i cili tash e një kohë njihet si një ndër shkaktarët më të mëdhenj të mbipeshës. Shkencëtarët thonë që njerëzit që kanë këtë gjen dhe 'gjenin e trashjes', të cilët prodhojnë proteinën IRX3, janë më të rrezikuar nga mbipesha.

(Kosova Sot Online)