Pesë këshilla për ushqimin gjatë dimrit

  • 30 dhjetor 2019 - 11:29
Pesë këshilla për ushqimin gjatë dimrit

Në stinën e dimrit ka pak diell, është ftohtë dhe kalojmë pak kohë përjashta, më pak lëvizim, e hamë ushqime me sheqer e niseshte. Ekzistojnë disa gjëra që e mbajnë energjinë dhe e forcojmë sistemin imun.

PINI VETËM LËNGJE TË SHËNDETSHME

Pijet me sheqer, kafeja, e dobësojnë sistemin imun, ndikojnë të trasheni dhe dehidroheni. Edhe dimrit duhet t'i pini 8 gota ujë, ose edhe çaj bimor.

GJATË DITËVE TË FTOHTA, FLINI MJAFTUESHËM

Melatonina, hormon shumë i rëndësishëm për ripërtëritjen e sistemit imun, prodhohet vetëm në errësirë totale. Kështu që kur të shkoni në gjumë, përkujdesuni që dhoma të jetë e errët.

HANI PËRDITË HUDHËR

Hudhra nxit prodhimin e limfocitet T dhe makrofagës, duke ndihmuar forcimin e sistemit imun. Plus, hudhra është një nga ushqimet që e ngroh trupin.

KONSUMONI USHQIMET E PASURA ME ZINK

Zinku ndihmon ta forconi sistemin imun të dobësuar. Mund ta hasni në leblebi, fara dhe susam.

FAVORIZONI PEMËT DHE PERIMET

Edhe pse gjatë dimrit nevojitet të konsumohen ushqime me më shumë karbohidrate dhe yndyrë, kjo nuk do të thotë se duhet harruar të gjelbrat. Përkundrazi, perimet e gjelbra, por edhe pemët, ju ndihmojnë ta kalojmë dimrin me shëndet të mirë.

(Kosova Sot Online)