Mjalti i artë, antibiotiku natyral nga kuzhina juaj

  • 08 janar 2020 - 10:20
Mjalti i artë, antibiotiku natyral nga kuzhina juaj

Përzierja e mjaltit dhe kurkumës ka përbërës të shkëlqyeshëm për shëndetin e organizmit në përgjithësi. Që të dy artikujt kanë ndikim të fortë kundër inflamacioneve, si dhe e forcojnë sistemin imun. Në përbërësen e kurkumës hasim në substancën kurkuminë, për të cilin është vërtetuar se ka ndikim kundër kancerit.

Po ashtu, pakëson radikalët e lirë në trup, rrezikun për inflamacion kronik dhe sëmundjeve autoimune. Për ta përgatitur "mjaltin e artë", përzieni një lugë të madhe me kurkumë pluhur në 100 g mjaltë. Masën e vendosni në kavanoz dhe mund ta përdorni për disa ditë. Merrni nga një lugë në mëngjes, në lukth të zbrazët, gjysmë orë para kafjallit.

(Kosova Sot Online)