"Hapni" sinuset me vaj eterik nga trumza dhe menta

  • 15 January 2020 - 14:55

Dhimbjet e kokës janë shenjë e sigurt se keni sinuse të pezmatuara, por shpeshherë ky infeksion maskohet në ftohje apo alergji. Sinuset zakonisht shfaqen si pasojë e ftohjes, infeksionit virusal apo alergjive. Sinuset janë më të shpeshta gjatë dimrit, e mund të preket secili person i rritur apo fëmijë me alergji, ftohje, grip apo infeksion bakterial në rrugët e frymëmarrjes. Sinuset akute zgjasin rreth 30 ditë, e në fazën e hershme simptomat vështirë dallojnë nga ftohja e zakonshme apo rinitisi alergjik, e të përbashkëta kanë dhimbjet e kokës, temperaturën dhe pulsin e shtuar. Pikat e vajit eterik depërtojnë deri te alveola në mushkëri dhe nxisin ndikimin shërues të vajit eterik.

INHALIMI ME VAJRA DHE BANJA, ZGJEDHJE E MIRË

Në mënyrë që ta ndaloni përhapjen mos i prekni sytë, hundën dhe duart, e kur teshtini mbuloni gojën me duar. Më mirë të qëndroni brenda në shtëpi, të bëni inhalim me vaj eterik.

BIMA "EHINACEA", E SHKËLQYESHME PËR SËMUNDJET E SISTEMIT TË FRYMËMARRJES

Bima "Echinacea Purpura" përdoret te infeksionet, sepse pamundëson përhapjen e baktereve dhe substancave të tjera në organizëm. Zgjidhja: Bëni Inhalim me vajin eterik nga trumza dhe menta tri herë në ditë me nga shtatë minuta.

(Kosova Sot Online)