5 kombinime shëruese të ushqimeve

  • 20 janar 2020 - 10:08
5 kombinime shëruese të ushqimeve

Krahas mishit të fërguar hani avokado, sepse zbut efektet negative, derisa kurkuma dhe piperi i zi kanë rol të mirë në parandalimin e infeksioneve. Disa herë kemi mësuar se cila është zgjedhja më e mirë për ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, e tash mjekët dhe ekspertët zbulojnë kombinimin e ushqimeve që kanë efekt më të mirë për shëndetin tonë.

PËR SHTYPJE TË ULËT TË GJAKUT

Nëse pëlqeni perimet me gjethe të gjelbër dhe vajin e ullirit, përzini së bashku, përgatisni një sallatë të freskët, sepse së bashku ndihmojnë tek ulja e shtypjes së lartë të gjakut.

ULNI NIVELIN E KOLESTEROLIT

Nëse e konsumoni mishin, për shembull në formë të hamburgerit, atëherë shtoni edhe avokado. Marrë parasysh se avokado është e shkëlqyeshme për shëndetin kardiovaskular pikërisht për shkakun se posedon aminoacide të shëndetshme, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe parandalon efektin e dëmshëm të tij. Në këtë mënyrë do ta zhdukni efektin negativ që trupit i sjell mishi i fërguar.

ANTIOKSIDUESIT

Gjatë këtyre muajve të ftohtë me siguri se do të pini shumë çaj, në mënyrë që të ngroheni apo ta shëroni ftohjen. Gjithsesi, i shtoni edhe limon të freskët, sepse vitaminat C ndihmojnë të furnizoheni me më shumë antioksidues nga çaji.

PARANDALONI INFEKSIONET

Nëse e pëlqeni shijen e jashtëzakonshme të kurkumës, provoni që sa më shpesh ta kombinoni me piper të zi. Shkencëtarët kanë zbuluar se në këtë kombinim piperi për rreth 2.000 për qind forcon përparësitë shëruese të kurkumës. Përbërësi kryesor i kësaj erëze, kurkumina, njihet si antioksidues i fortë, që lufton bakteret dhe viruset.

MË SHUMË OKSIGJEN DHE ENERGJI

Kombinimi i fundit ka të bëjë me spinaqin dhe lëngun e portokallit. Me siguri e dini se në spinaq ka hekur, që është njëri ndër mineralet kryesore që trupin e furnizon me energji dhe oksigjen. Për ta forcuar absorbimin e tij, preni spinaqin dhe bashkojeni në sallatë me portokaj, grejpfrut. Mund të ndihmojë edhe limoni, i cili po ashtu është i pasur me vitamina C.

(Kosova Sot Online)