Optimistët kanë zemër më të shëndoshë

  • 21 January 2020 - 10:16
Optimistët kanë zemër më të shëndoshë

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, njerëzit të cilët kanë pikëpamje më pozitive për jetën kanë shëndet më të qëndrueshëm kardiovaskular. Studimi, i cili ka hulumtuar ndërlidhjet në mes të optimizmit dhe shëndetit të zemrës në më shumë se 5.100 të rritur, në fakt ka nxjerrë rezultatet e pritura për ekipin hulumtues. "Individët me nivel të lartë të optimizmit kanë dy herë më shumë gjasë që të jetojnë pa probleme kardiovaskulare sesa individët pesimistë", ka thënë autorja Rosalba Hernandez, profesor në Universitetin e Illinojit.

"Kjo ndërlidhje është vërejtur edhe pasi që janë ndryshuar karakteristikat demografike". Shëndeti kardiovaskular i njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë studim është llogaritur duke pasur parasysh shtatë gjëra: shtypja e gjakut, masa trupore, glukoza dhe niveli i kolesterolit, dieta, aktiviteti fizik dhe përdorimi i tabakos.

(Kosova Sot Online)