Parandaloni infeksionet me kërpudha!

  • 30 January 2020 - 09:50
Parandaloni infeksionet me kërpudha!

Kandida, një infeksion ky, shfaq shumë telashe te femrat. Mirëpo, situata mund të mbahet nën kontroll. Këtë infeksion me kërpudha mund ta shëroni në disa mënyra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ushqimi i shëndetshëm

Ekspertët sugjerojnë që një javë para ciklit menstrual duhet të merrni probiotik, të shmangni sheqerin dhe karbohidratet. Jogurtin dhe kefirin duhet ta konsumoni më shumë se zakonisht. Hudhra dhe supat me mish janë preventivë e mirë për parandalimin e infeksioneve.

Higjiena personale

Infeksioni me kërpudha nxit të kruara dhe djegie të forta, e me këtë rast shfaqet edhe një aromë aspak e këndshme. Është shumë me rëndësi që rregullisht të përkujdeseni për higjienën personale dhe intime. Për sa i përket higjienës, mos përdorni ujë të ngrohtë në pastrimin e hapësirave intime, shmangni sapunët, sidomos ata me aroma të ndryshme. Po ashtu, shmangni tamponë me aroma dhe pecetat, së paku derisa të përfundojë infeksioni. 

(Kosova Sot Online)