Shkencëtarët zbulojnë proteinën më të fortë se morfina

  • 05 February 2020 - 14:10
Shkencëtarët zbulojnë proteinën më të fortë se morfina

Shkencëtarët nga Universiteti në Brazil, ia kanë dalë ta ndajnë substancën, proteinën nga kafeja, që kanë efektin e ngjashëm me morfinën, pos që zgjat më shumë.

Hulumtimi në Universitetin për biologji molekulare, ka treguar se fragmenti i proteinës së quajtur "peptid", posedon dukuri të theksuara qetësuese, por edhe analgjetike. Kjo proteinë ka drejtime pozitive, e efekti i tij zgjat katër herë më shumë në krahasim me morfinën. Besohet se kjo është një e arritur e madhe, sidomos në industrinë e ushqimit, por edhe në zvogëlimin e stresit.

(Kosova Sot Online)