Kompresat nga lakra janë ilaç: Ja si t'i përdorni

  • 08 February 2020 - 17:24
Kompresat nga lakra janë ilaç: Ja si t'i përdorni

Sa e shëndetshme është kjo bimë flet fakti se shumë e konsiderojnë si magnet, sepse i nxjerr sëmundjet nga organizmi. Nëse keni disa nga këto sëmundje më poshtë, ilaçin lehtë e gjeni, trasmeton gazeta Kosova Sot

TË ËNJTURAT NË DUAR DHE NË KËMBË

Nëse keni telashe me këmbë dhe duar të ënjtura, vetëm mbështillni me fletë të lakrës dhe i shtrëngoni me fashë. Sugjerohet të flini me to ngjitur.

GJËNDRAT TIROIDE

Nëse dëshironi ta përmirësoni punën e gjëndrave tiroide, para gjumit vendosni fletë të lakrës në fyt dhe mbështillni me shall, e hiqni në mëngjes.

DHIMBJET E KOKËS

Vendosni fletë të lakrës në pjesën ku ndjeni dhimbje të kokës dhe prisni që dhimbjet të kalojnë.

DHIMBJET GJATË GJIDHËNIES

Ngjashëm veproni edhe kur gjinjtë tuaj kanë dhimbje. Lakra do ta zbutë dhimbjen.

INFLAMACIONET E MUSHKËRIVE

Nëse keni grip që nuk mund ta hiqni përmes ilaçeve, mbuloni gjoksin me lakër, e kur të jetë tharë, vendosni fletë të re.

PASOJAT E INJEKSIONEVE

Pasi të keni marrë penicilinë, në pjesën e pasme formohen nyja të forta dhe me dhimbje. Gjethet e zbutin atë dhe pakësojnë dhimbjet.

(Kosova Sot Online)