Ilaçi shtëpiak, që parandalon bakterin 'Escherichia coli'

  • 13 February 2020 - 17:07
Ilaçi shtëpiak, që parandalon bakterin 'Escherichia coli'

Bakteri "Escherichia coli", në mënyrë natyrale gjendet në zorrën e trashë, ku është e domosdoshme në parandalimin e përhapjes të baktereve të këqija. Mirëpo, kur të shfaqet diku tjetër në organizëm, mundet të shkaktojë telashe. Në rastet më të shpeshta shkakton telashe në traktin urinar, duke shkaktuar edhe infeksion në fshikëzën e urinës dhe vështirësi të ngjashme. Në kanalet e urinës, pikërisht shkaku i këtij bakteri shfaqen infeksione të ndryshme, e mjekësia shpeshherë nuk ia del ta shërojë apo përmirësojë këtë problem. Në vijim ju paraqesim recetën e ilaçit, të cilin mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj dhe ta ruani trupin nga "goditja" me antibiotik.

PËRBËRËSIT: - 1 litër verë të bardhë - 3 deri 4 gjethe të rozmarinës - 10 thelb të hudhrës

PËRGATITJA: Hudhrën e imtësoni, e shtoni në verë e më pas shtoni edhe rozmarinën. Të gjithë këta përbërës për dhjetë ditë rresht le të qëndrojnë ashtu në temperaturën e dhomës. Kohë pas kohe ta përzieni kavanozin. Personat e rritur le të përdorin një lugë të madhe, ndërsa fëmijët le të përdorin një lugë të vogël të çajit, çdo mëngjes në lukth të zbrazët. Ky ilaç le të përdoret për dyzet ditë rresht, e më pas bëni një pauzë dhe vizitoni mjekun për një kontroll. 


(Kosova Sot Online)