Trajtimi natyral kundër shtypjes së lartë të gjakut dhe dhimbjeve të kokës

  • 14 February 2020 - 15:40
Trajtimi natyral kundër shtypjes së lartë të gjakut dhe dhimbjeve të kokës

Dhimbjet e kokës thuajse janë një gjendje që prekin shumë njerëz. Në vijim ju paraqesim recetën për trajtim dhe shërim natyral nga kjo gjendje, aspak e këndshme. PËRBËRËSIT: 250 ml ujë; 2 lugë të mëdha kripë.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI I ILAÇIT:

Tretni 2 lugë të mëdha të kripës në 250 miligramë ujë, të cilin e keni vluar paraprakisht në 80 gradë. Në këtë mënyrë, ju do të fitoni 8 për qind zgjidhje me kripë. Formoni një kompresë që i përshtatet madhësisë së ballit, veshëve dhe qafës tuaj. Me ujë të ngrohtë, paraprakisht e pastroni ballin, veshtë dhe qafën tuaj.  

Më pas, kompresën të cilën e keni zhytur në përzierjen me kripë e shtrëngoni paksa për të larguar ujin teprisë e më pas kompresën e vendosni në ballin tuaj, veshtë si dhe në qafën tuaj. Provoni që gjatë kohës sa e keni vënë kompresën në këto pjesë të trupit të mos lëvizni edhe aq shumë. Mbajeni aty për së paku dhjetë deri në njëzet minuta. Pasi që ta keni hequr pastroni vendet e trajtuara me ujë të pastër.

(Kosova Sot Online)