5 fshehtësi kundër dhimbjeve, nga shënimet e gjyshes

  • 14 February 2020 - 17:26
5 fshehtësi kundër dhimbjeve, nga shënimet e gjyshes

Kolla, sinuset e bllokuara dhe dhimbjet e kokës janë pjesë e ftohjeve sezonale, virozës dhe gripit.Në vend se të përcaktoheni për ilaçet dhe tabletat e ndryshme, mund ta zbutni dhimbjen përmes ndihmësve natyralë, të cilët i përshkruan edhe gjyshja juaj.

BORZILOKU, KUNDËR KOLLËS

Çaji, limoni dhe mjalti janë një trio kundër ftohjes. Por, nëse ju dhemb fyti dhe ju mundon kolla që nuk ndalon, do t'ju ndihmonte nëse gojën e shpëlani me ujë të ngrohur, në të cilin keni shtuar dy apo tri pika vaj esencial të borzilokut.

MENTA, KUNDËR SINUSEVE TË BLLOKUARA

Nëse keni telashe me sinuset e bllokuara, e sidomos gjatë ditëve të ftohta të dimrit, atëherë furnizohuni me freskues të ambientit. Këta aparat shtojnë lagështi në hapësirat e thara dhe të ngrohura dhe kështu shpëtojnë rrugët tuaja të frymëmarrjes. Sinuset e bllokuara hapen nga xheli që për bazë ka mentën.

LIVANDA, KUNDËR DHIMBJES SË KOKËS

Po e ndjeni se mund të keni dhimbje të kokës - aroma e vajit të livandës do të relaksojë muskujt e tensionuar në shpinë dhe ju ofron lehtësim nga dhimbjet. Hulumtimet më të reja të publikuara në revistën "Neurology" tregojnë se shfaqjen e migrenës së fortë për çdo ditë mund ta zbutë marrja e 48 gramë të bimës (lat. Petasites hybridus). Por, para marrjes së secilit suplement, paraprakisht vizitojeni mjekun.  

JOGA, KUNDËR PAGJUMËSISË

Një studim amerikan ka treguar se aplikimi i përditshëm i jogës zvogëlon pagjumësinë te personat e moshës së tretë. Të anketuarit kishin kryer ushtrime të ndryshme për një periudhë kohore prej gjashtë muaj, gjatë të cilave 10 minuta më herët kishin shkuar në gjumë dhe për një orë më shumë kishin kohëzgjatjen e gjumit në krahasim me ata persona që nuk ishin marrë me jogë.

AKULLI, KUNDËR MUSKUJVE TË TENSIONUAR

Mjeku Fred Pescatore thekson se nganjëherë ilaçi më i thjeshtë për muskujt e tensionuar del të jetë më i miri. Në mënyrë që të ndaloni dhimbjen e fortë në muskuj pas ushtrimeve në palestër, mjeku amerikan sugjeron kompresa me akull në muskujt ku ndjeni dhimbjet. Në pakësimin e dhimbjeve ju ndihmon edhe zhytja e trupit për një kohë të shkurtë në vaskën me ujë akull të ftohtë.

(Kosova Sot Online)