A mund ta parandalojë birra artritin reumatoid?

  • 16 February 2020 - 17:42
A mund ta parandalojë birra artritin reumatoid?

Konsumimi i disa birrave në javë, në një studim të ri lidhet me një rrezik më të vogël të prekjes nga artriti reumatoid, shkruan revista shkencore "Arthritis & Rheumatism". Të dhënat nga Harvardi janë mbledhur nga rreth 237.000 pjesëmarrëse në studim, të cilat janë përcjellë nga mosha 25 deri 38 vjet. Artriti reumatoid është më i shpeshtë te femrat sesa te meshkujt, e më së shpeshti paraqitet midis moshës 20 dhe 40- vjeçare.

Sipas zbulimeve të reja, konsumimi javor i 2-4 birrave, lidhet me një rrezik për rreth 31% më të vogël nga paraqitja e kësaj sëmundjeje. Një konsumim i matur të pijeve të tjera alkoolike është lidhur me mesatarisht një rrezik më të vogël për 21% për paraqitjen e artritit reumatoid. Studiuesit i shpjegojnë këto rezultate me ndikimi e birrës dhe pijeve të tjera alkoolike në veprimin e sistemit imunitar dhe në praninë e estrogjenit në organizëm. 

(Kosova Sot Online)