Dhjetë simptomat paralajmëruese të kancerit

  • 17 February 2020 - 15:07
Dhjetë simptomat paralajmëruese të kancerit

Kanceri, me të gjitha format e tij, është njëra ndër sëmundjet më të rrezikshme të ditëve tona. Me rëndësi është që kanceri të zbulohet me kohë dhe trajtimi të fillojë para se kanceri të jetë përhapur në pjesët e tjera të trupit. Për ta bërë këtë, nevojitet një njohuri rreth shenjave të para të kancerit. Ja dhjetë shenja që tregojnë se mund të vuani nga kanceri:

1. Kolla, apo shterja e zërit, që zgjasin shumë - kanceri i mushkërive 2. Ndryshimet në pamjen e ndonjë nishani - kanceri i lëkurës 3. Një ndryshim i qëndrueshëm në "shprehitë" e zorrëve - kanceri i zorrëve 4. Një skuqje që nuk shërohet - varësisht se ku gjendet, p.sh. një ulcerë e gojës që zgjatë shumë mund të jetë kancer. 5. Vështirësi të qëndrueshme në gëlltitje - kanceri i ezofagut 6. Humbja e pashpjegueshme e peshës - disa lloje të kancerit 7. Ndryshimet në zbrazjen e fshikës së urinës - kanceri i fshikës, apo prostatës 8. Paraqitja e ndonjë gunge, nyje - mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve 9. Dhembja e qëndrueshme, e pashpjegueshme - lloje të ndryshme të kancerit 10. Gjakderdhjet pa ndonjë shkak - varësisht nga ku, mund të jenë shenjë e kancerit të mitrës, apo vulvës. 


(Kosova Sot Online)