Jogurti, test për zbulimin e kancerit

  • 17 February 2020 - 15:11
Jogurti, test për zbulimin e kancerit

Shkencëtarët nga Instituti për Teknologji në Masaçusats kanë ardhur deri te një metodë fare e thjeshtë për zbulimin e kancerit. Kjo metodë përbëhet nga përdorimi i jogurtit dhe testi i urinës. Profesori Sangita Batija ka arritur të zhvillojë molekulat të cilat ndikojnë në zbulimin e qelizave kancerogjene.

Nëse këto molekula futen në organizëm bashkë me jogurtin, ato gjejnë rrugën drejt qelizave të kancerit, ku enzimat zbërthehen në copëza të vogla për t'u nxjerrë nga trupi nëpërmjet urinës. E tëra që ju mbetet është të merrni copë letër dhe t'i mblidhni ato copëza. Më herët, për zbulimin e kancerit kolorektal, është dashur që këto molekula të injektohen, ndërsa metoda e re mënjanon pjesët invazive përmes modifikimit të baktereve që gjenden në jogurt. Testet fillimisht janë provuar në minj, ndërsa më vonë janë provuar edhe në njerëz, për t'u dëshmuar si një metodë shumë e lehtë për zbulimin e kësaj sëmundjeje të rëndë. 


(Kosova Sot Online)