Nëse dëshironi gjumë të rehatshëm, këto ushqime mos i hani në mbrëmje

  • 18 shkurt 2020 - 10:26
Nëse dëshironi gjumë të rehatshëm, këto ushqime mos i hani në mbrëmje

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të jeni të lodhur dhe mezi prisni të shtriheni në shtrat, e kur të shtriheni nuk mund të flini? Arsyeja mund të jetë ajo që keni konsumuar pak para gjumit.

ÇOKOLLATA

Çokollata është e shëndetshme, por posedon shumë kafeinë, sidomos ajo e zeza. Kafeina ju mban zgjuar, pakëson ndjenjën e lodhjes dhe përshpejton metabolizmin, e kjo nuk u nevojitet para gjumit. Nëse gjithsesi duhet të hani pak çokollatë, atëherë shmangni çokollatën e zezë.

MISHI I KUQ

Disa artikuj, siç janë qumështi, gjalpi nga kikirikët dhe djathi, përmbajnë sasi të lartë me proteina që nxitin gjumin e mirë. Janë të mira në kombinim me ushqimin që përmban nivel të lartë të karbohidrateve. Nëse nuk konsumohet në kombinim me karbohidratet, mishi i kuq mund t'ua çrregullojë gjumin. Organizmit i nevojitet shumë kohë t'i tretë proteinat, kështu që nuk do të flini bukur derisa tretja të përfundojë.

USHQIMI I ERËZUAR

Kur flini, tretja e ushqimit bëhet më ngadalë. E pasi që organizmit i nevojitet fuqi shtesë për ta tretur ushqimin e erëzuar, do ta ketë edhe më të vështirë ta bëjë gjatë gjumit. Organizmit po ashtu gjatë gjumit i nevojitet pushim, e nëse ani ushqim të erëzuar, gjumi ju çrregullohet, sepse do të zgjoheni disa herë brenda natës. Ushqimi i erëzuar ngrit temperaturën e trupit, e mund të keni ankthe.

DRITHËRAT

Drithërat, në rastet më të shpeshta hahen për kafjall, por disa i konsumojnë edhe për darkë. Nëse i kombinoni me qumësht mund të flini mirë, pasi që qumështi përmban. Por, kjo varet edhe nga llojet e drithërave. Drithërat përmbajnë shumë karbohidrate që nxitin gjumin, por drithërat, shumica prej tyre janë të mbushura me sheqer, që kurrsesi nuk janë të mira për gjumë.

USHQIMI I YNDYRSHËM

Një pjesë picë, hamburger, patate të skuqura ndoshta do të ndikojnë të flini më shpejtë, por nuk do të flini si duhet. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushqimi i yndyrshëm mund ta shkatërrojë cilësinë e gjumit, duke ndikuar negativisht në fazat e gjumit. Shmangni ushqimin e yndyrshëm para gjumit, përcaktohuni për diçka më të lehtë.

PEMË DHE PERIME

Perimet në përgjithësi janë të shëndetshme, por jo secila është e mirë për gjumë. Lulelakra dhe brokoli për shembull. Këto perime përmbajnë triptofan, aminoacidin, i cili ndihmon prodhimin e serotoninës, hormoni që rregullon gjumin. Por, ato treten vështirë dhe nuk ju lejojnë të flini. Në mbrëmje mos hani as fasule, lakër, dhe kërpudha të bardha.

(Kosova Sot Online)