Si të mbrojmë zemrën e shikimin dhe të luftojmë kancerin?

  • 19 shkurt 2020 - 11:22
Si të mbrojmë zemrën e shikimin dhe të luftojmë kancerin?

Uji me limon ndikon mirë dhe pastër. Ka shije të freskët, paksa të hidhur, por kjo shije tregon se është diçka e mirë për ju, e kjo edhe është e vërtetë. Të gjithë e dimë sa e shëndetshme është të pimë shumë ujë. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj. Por, nëse "uji ju mërzitet", shtojani ndonjë pikë limoni.

JA CILAT JANË PËRPARËSITË E UJIT ME LIMON

1. Limoni, sikurse agrumet tjera, është përplot me vitamina C. Ky është antioksidues që përmirëson dëmtimet e qelizave, ngadalëson plakjen dhe sëmundjet që paraqiten më pas, përfshirë sëmundjet e enëve të gjakut dhe zemrës, kancerit e shikimin na e mban të shëndoshë. 2. Po ashtu ndihmon edhe në luftën kundër plakjes së lëkurës. Në kombinim me hidratimin, të cilin merrni nga uji, thuajse jeni përtërirë. 3. Madje edhe nëse nuk besoni në 'pastrimin e trupit', dijeni se limoni ndihmon në largimin e helmeve. 4. Limoni ju ndihmon te dhimbjet në lukth dhe përmirëson tretjen, sidomos në kombinim me ujë të ngrohtë apo me pak mentë. 5. Limoni posedon substanca kundër viruseve dhe baktereve që mund ta përmirësojë imunitetin dhe ju mbron nga ftohjet dhe gripi.

(Kosova Sot Online)