Ushqimi i yndyrshëm nuk i shkakton sëmundjet e zemrës

  • 20 February 2020 - 15:00
Ushqimi i yndyrshëm nuk i shkakton sëmundjet e zemrës

Shumë personave, mjekët ju kanë sugjeruar të shmangin gjalpin dhe qumështin me yndyrë, nëse dëshirojnë të jenë të shëndetshëm, por me sa duket këto porosi duhet ndryshuar. Qasja e re e studimeve dërgon në atë se nuk shihet ndonjë arsye pse njerëzve ju është rekomanduar ta shmangin ushqimin e yndyrshëm.

"Shikimet dhe studimet e tanishme tregojnë se këtë qasje duhet rishikuar, para se të ndërmerret diçka", thonë shkencëtarët. Në gjashtë anketa, kishin qenë të përfshirë 2.467 meshkuj, për pesë vite rresht prej të cilëve shumica kishin pësuar sulm në zemër apo ndonjë sëmundje në zemër. Shkencëtarët gjatë kësaj periudhe kohore kanë përcjellë lidhjen midis yndyrës në ushqim, nivelin e kolesterolit dhe rrezikun për sëmundje të zemrës. Ishte vërtetuar se nuk kishte ndonjë dallim në numrin e të vdekurve tek ata që kishin konsumuar ushqim pa yndyrë dhe tek ata që kishin konsumuar ushqim të yndyrshëm. 


(Kosova Sot Online)