Studimi më i madh për gjenet forcon ndërlidhjen gjenetike me mbipeshën

  • 22 February 2020 - 12:49
Studimi më i madh për gjenet forcon ndërlidhjen gjenetike me mbipeshën

Ekzistojnë shumë arsye pse njerëzit shtojnë sasi të shumta të peshës dhe pse mbipesha ruhet në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut. Tani, hulumtuesit ofrojnë një arsye gjenetike për tendencën e shtimit në peshë. Zbulimet e tyre, pjesë e studimit më të madh të gjeneve ishin publikuar në dy faqe të revistës "Nature". Duke analizuar mostrat gjenetike të më shumë se 1 milion individëve, që ishin pjesë e një studimi gjigant e që për qëllim kishte identifikimin e gjeneve që rregullojnë trupin e njeriut dhe madhësinë, hulumtuesit kanë zbuluar më shumë se 100 lokacione përmes gjeneve që luajnë rol në trajta të ndryshme të shtimit në peshë.

Duhet mësuar më shumë për gjenet dhe proceset biologjike që mund të dërgojnë në zhvillimin e terapive për humbje në peshë dhe t'ju ndihmojë mjekëve t'i këshillojnë pacientët e tyre."Puna jonë ka treguar se predispozitat për mbipeshë nuk varen vetëm nga një gjen i caktuar apo një ndryshimi gjenetik" , thotë njëra nga pjesëmarrëset në studim, Elizabeth Speliotes.

(Kosova Sot Online)