Dredhëzat parandalojnë celulitin, dhëmbët i bëjnë më të bardhë, fytyrën më të freskët

  • 23 February 2020 - 17:19
Dredhëzat parandalojnë celulitin, dhëmbët i bëjnë më të bardhë, fytyrën më të freskët

Dobitë që vijnë nga dredhëzat janë të shumëfishta. Pos se janë të pasura me pak kalori (një porcion nga tetë dredhëza kanë vetëm 150 kalori) janë aleat i shkëlqyeshëm për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Marrë parasysh se pastron dhe kujdeset për lëkurën, falë vitaminave C dhe A lëkurën e mban më të butë dhe më të shtrënguar, mjafton që një herë apo dy herë në javë dredhëzën e prerë ta vendosni në fytyrë, apo prej saj ta ndërtoni një maskë.

Pas gjithë këtyre proceseve fytyrën ta pastroni me qumësht apo me ujë të ftohtë. Nëse dhëmbët i fërkoni me dredhëza, do të largoni shtresat e dhëmbëve dhe do t'i bëni të duken më të bardhë. Gjininë e bukur gjithsesi se do ta bëjë të lumtur lajmi se dredhëzat mund të luftojnë edhe kundër celulitit. Në fakt, vitaminat C dhe A janë antioksidues, përderisa ato ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve, shkatërrojnë radikalet e lira dhe me konsumimin e rregullt të tyre do ta përshpejtoni qarkullimin e gjakut. Po ashtu, nëse luftoni mbipeshën, do të jeni të lumtur se si dredhëzat përshpejtojnë metabolizmin dhe zvogëlojnë oreksin. 


(Kosova Sot Online)