Mbushjet e argjendta janë helmuese

  • 28 February 2020 - 09:14
Mbushjet e argjendta janë helmuese

Shumë njerëz edhe sot e kësaj dite përdorin mbushje, të njohura edhe si mbushjet e dhëmbëve të zinj apo mbushjet e argjendta, duke mos e ditur se me këtë rast ndikojnë në helmimin e tyre, përmes metaleve. Mbushjet amalgamë janë më të lira. Ajo që pak dihet është përbërja e tyre.

Në fakt, një mbushje posedon 54 për qind merkur, e stomatologët nuk dëshirojnë ta pranojnë se pikërisht merkuri në trup ndikon në shfaqjen e shumë sëmundjeve. Depresioni, lodhja, dhimbjet e kokës, ankthet, problemet me tretje, janë vetëm disa nga simptomat që mund të shfaqen nëse mbushjet e zeza i mbani për një kohë të gjatë në gojë.

Disa ekspertë theksojnë se stomatologjia konvencionale me të madhe ka kontribuar në rritjen e lodhjes kronike, jostabilitetit emocional, depresionit, sëmundjes së Alzheimer-it, e madje edhe kancerit. Dr. Hal Huggins, është përballur dhe ka kundërshtuar të gjithë ata që pohojnë se mbushjet janë të shëndetshme, duke thënë se edhe sasia më e vogël e merkurit në trup është e rrezikshme.

(Kosova Sot Online)