Përgatiteni vetë vajin e kanellës

  • 06 mars 2020 - 09:41
Përgatiteni vetë vajin e kanellës

 Lirisht mund të themi se bëhet fjalë për një kombinim ideal të erëzës dhe ilaçit. Ekzistojnë dy lloje të vajit të kanellës. E para është lloj i vajit esencial me forcë të madhe që përgatitet nga gjethet dhe rrënjët e bimës. E dyta është vaji i kanellës të cilën mund ta përgatisni ju vetë. Përbërësit: - disa shkopinj të kanellës - vaj të pastër ulliri Shkopinjtë e kanellës i vendosni në një kavanoz prej qelqi. Më pas u mbushni me vajin e pastër të ullirit. Kavanozin e mbuloni mirë dhe e mbani në temperaturë të dhomës për tri javë. Çdo ditë e përzieni mirë. Pas tri javësh, pasi ta e keni kulluar, vaji është i gatshëm për konsumim.

VETITË SHËRUESE TË VAJIT TË KANELLËS

Vaji i kanellës pozitivisht ndikon te shkatërrimi i baktereve në traktin urinar. Pos se parandalon bakteret dhe i shkatërron ato, vaji i kanellës redukton dhe shkatërron kërpudhat dhe përdoret si ilaç kundër kandidës. Përdorimi i rregullt ndikon në shërimin nga problemet me zorrë të trashë dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Është zgjidhje edhe për infeksionet në gojë, rreth indit të dhëmbëve, plagët në gojë.

(Kosova Sot Online)