Cilat janë ushqimet që mbajnë sekrete?

  • 16 March 2020 - 13:46
Cilat janë ushqimet që mbajnë sekrete?

A do të thoshte ndokush që sallata jeshile nuk është e shëndetshme? Megjithatë,disa studime zbulojnë që ajo,si brokoli dhe lakra jeshile nuk janë ushqime aq të dëshiruara në menynë tonë të përditshme.Edhe disa shprehi të caktuara me rastin e përgatitjes së ushqimitm për të cilat mendojmë se janë të dobishme,në fakt janë të dëmshme.Ja se për çfarë bëhet fjalë.

ÇIPS? ASSESI!

Për shumë njerëz çipsi është ushqim i preferuar, por jo gjithmonë është i bërë nga patatet. Disa lloje janë përzierje e grurit, orizit, misrit dhe flluskave. Përveç kësaj, pjekja e çipsit në temperatura të larta krijon produktin anësor kancerogjen që quhet akrilamid, i cili e dëmton shëndetin. Çipsi bën që të shtoni peshë, e rrit nivelin e kolesterolit dhe shtypjen e gjakut.

KUJDES ME LAKRËN JESHILE!

Ekspertët e ushqimeve pohojnë që lakra jeshile, lakra dhe lakra e Brukselit në sasi të mëdha mund të shkaktojnë pasoja negative, siç është hipotireoza, kur gjëndrat tiroide nuk prodhojnë mjaft hormone.

MOS E LANI MISHIN E BARDHË!

Larja e mishit, veçanërisht mishit të pulës, nuk është procedurë që shkatërron bakteret, por që në fakt e nxit përhapjen e tyre. Shkencëtarët në universitetin ‘Drexel’ në SHBA kanë zbuluar që larja e mishit është e panevojshme e madje e padëshirueshme.

SALLATA JESHILE NUK ËSHTË E SHËNDETSHME

Sallata e larë, e prerë dhe e paketuar në qese, e cila është menjëherë e gatshme për t’u shërbyer, është në fakt më e rrezikshme se cilido lloj i mishit. Në fakt, hulumtuesit mendojnë që sallata jeshile do të sjellë deri te sëmundjet e lidhura me ushqimin, kryesisht për shkak se perimet jeshile kultivohen direkt në tokë, e disa prej baktereve patogjene nuk mund të shkatërrohen me ngrohtësi, ndërsa dhe shpëlarja me ujë nuk ka efekt.

PRODUKTET E MISHIT E SHKURTOJNË JETËN

Ekspertët tërheqin vërejtjen që nëse konsumoni shumë shpesh produkte të përpunuara të mishit, keni më shumë gjasa që të sëmureni nga sëmundjet e zemrës, kanceri ose diabeti. Konsumimi i proshutës, salsiçes dhe produkteve të tjera të përpunuara të mishit, e rrisin për 42 për qind rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

UJI DHE LIMONI NUK JANË KOMBINIM I MIRË

Feta e limonit në ujë mund t’ju freskojë, por nëse e bëni një gjë të tillë në pijen tuaj vendosni edhe një numër të madh të baktereve. Të dhënat zbulojnë që madje 70 për qind e limonit në vete ka mikrobe, siç janë bakteret nga zorrët, rrugët e frymëmarrjes dhe lëkura.