Vaji i peshkut mbron nga problemet me sytë dhe verbëria

  • 24 March 2020 - 17:24
Vaji i peshkut mbron nga problemet me sytë dhe verbëria

Aminoacidet omega 3, që i hasim në vajin e peshkut, mund të parandalojnë pëlciten e enëve të vogla të gjakut në pjesën e prapme të syve, të parandalojnë shfaqjen e degjenerimeve makulare, si dhe në moshë të shtyrë mund ta ndalojnë verbërinë.

Personat e moshuar duhet ta përdorin më shpesh vajin e peshkut, sidomos ata që kanë probleme me sytë, thonë ekspertët nga universiteti në Harvard. Ata kishin vështruar ndikimin e aminoacideve omega 3 nga vaji i peshkut dhe ndikimi i tij në sytë e njeriut, dhe kishin ardhur në përfundim se njerëzit, që më shpesh e përdorin, kanë shukim më të mprehtë. Pos kësaj, vaji i peshkut mbron rrejtën e syve, duke parandaluar pëlcitjen e disa venave të imëta të gjakut. Është pikërisht degjenerimi makular, që ndikon në verbërinë e të moshuarve. Në 25 vitet e ardhshme, problemet me sytë dhe verbëria do të dyfishohen, prandaj yndyrat nga peshku dhe vaji i peshkut shihen si preventivë për problemet me sytë dhe verbërinë. 
 

(Kosova Sot Online)