5 luftuesit natyralë kundër dhimbjeve në nyja

  • 27 March 2020 - 15:00
5 luftuesit natyralë kundër dhimbjeve në nyja

Në nyjat e shëndetshme kërci mbron eshtrat nga goditjet dhe në mënyrë të barabartë shpërndan ngarkesat gjatë lëvizjes. Përmes ushqimit dhe ushtrimeve të rregullta, eshtrat, kërci dhe nyjat mund të mbrohen.

VAJI I ULLIRIT

Ky vaj përmban oleokantal, i cili bllokon enzimat përgjegjëse për proceset inflamatore dhe shton nivelin e proteinave që mbron kërcin. Rreth 3 lugë vaj ulliri ndikojnë ngjashëm sikurse 200 miligramë ibuprofen.

KEFIRI

Ushqimet e pasura me vitamina D si prodhimet e qumështit shtojnë dendësinë e eshtrave dhe janë të domosdoshme për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet në nyja. Një prej tyre është kefiri. Studimet kanë vërtetuar se njerëzit që rregullisht kanë konsumuar kefir më rrallë kishin problem me dhimbjet në nyja.

PORTOKAJTË

Vitamina C zbut proceset inflamatore në trup, e më së shumti i hasim në agrume. Burim i shkëlqyeshëm janë portokajtë. Mirëpo, më së shumti ka në lëvore, prandaj dhe sugjerohet ta përdorni sa më shumë.

SALMONI

Konsumimi i rregullt i mishit të peshkut zvogëlon rrezikun e shfaqjes së artritit reumatoid. Për këtë përkujdesen aminoacidet omega 3.

KURKUMA

Kurkuma posedon substancë kundër inflamacioneve dhe përdoret në zbutjen e dhimbjeve si pasojë e artritit dhe sëmundjeve tjera reumatoide. Antioksiduesit shkatërrojnë radikalët e lirë dhe ndikimin e tyre.  

(Kosova Sot Online)