Kripa, ilaçi që largon dhimbjet

  • 30 March 2020 - 17:31
Kripa, ilaçi që largon dhimbjet

Secila shtëpiake e di fare mirë se asnjë gjellë nuk mund të ketë shije pa kripë. Por, pos se në kuzhinë, kripa mund të përdoret edhe si ilaç, me ndihmën e të cilit do t'i largoni lloje të ndryshme të dhimbjeve

DHIMBJET NË FYT

Formoni një përzierje nga një lugë kripë dhe 2,5 decilitra ujë, i përzieni derisa të shkrihet kripa. Me këtë masë të fituar shpëlani fytin disa herë në ditë.

DHIMBJET E MISHIT TË DHËMBËVE

Për ta parandaluar dhimbjen e padurueshme të mishit të dhëmbëve, formoni një përzierje nga një lugë kripë dhe një decilitër ujë të vakët dhe shpëlani gojën çdo dhjetë minuta. Nëse keni ndonjë plagë apo infeksion në gojë, saktësisht në mishin e dhëmbëve kjo do ta shërojë.

ALERGJITË DHE INFEKTIMI I SINUSEVE

Kripa është shpëtim për mukozën e irrituar. Provoni dy deri tri decilitra ujë dhe ia shtoni kripën që të njelmësohet. Pasi që uji duhet të jetë i ngrohtë, atëherë prisni derisa të ftohet, e hidhni në shishen ku mund t'i kontrolloni pikat e hedhura dhe brenda ditës hidhni nga dy apo tri pika në hundë.


(Kosova Sot Online)