Pilula që ndihmon plakjen e hershme

  • 31 March 2020 - 17:21
Pilula që ndihmon plakjen e hershme

Tashmë po bëjnë çudinë në zbutjen e dhimbjeve të kokës. Por, ibuprofeni po ashtu mund ta mbajë sekretin për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në një seri eksperimentesh, pilula miut të plakur i kishte dhuruar jetëgjatësinë. Hulumtuesit nga universiteti në Nju Kasëll thonë se kjo pilulë mund të ndihmojë te njerëzit e moshuar, të prekur nga diabeti dhe demenca.

Përderisa mund të jetë diagnostikuar sëmundja, pilula mund ta ngadalësojë përparimin e saj, si dhe ndihmon në parandalimin e efekteve të tjera negative. Mendimin befasues e shpreh edhe shkencëtari Thomas von Zglinicki, i cili thotë se nuk është e jashtëzakonshme që një ilaç që është zhvilluar ta trajtojë një gjë, por ka efekt diku tjetër. Pilula parandalon infeksionet po ashtu, ndërsa infeksionet ndërlidhen me moshën e shtyrë dhe sëmundjet që mund të ndërlidhen mes vete. Në këtë rast kemi diabetin, demencën dhe artritin. 

(Kosova Sot Online)