Qershitë ju mbrojnë nga diabeti dhe kanceri

  • 03 April 2020 - 18:20
Qershitë ju mbrojnë nga diabeti dhe kanceri

Përpos se kanë vlerë të ulët të kalorive, qershitë janë burim i pasur i materieve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve.

PËRMBAJNË SUBSTANCA KUNDËR INFEKSIONEVE

Studimet shkencore kanë treguar se substancat në qershi ndikojnë kundër infeksioneve, si dhe bllokojnë ndikimin e enzimave të dëmshme. Pra, konsumimi i qershive ka efekt të dobishëm për shëndetin kundër sëmundjeve kronike si gihti, artriti, dhimbjet e muskujve.

QETËSOJNË SISTEMIN NERVOR

Janë të rëndësishme dhe me antioksiduesin melatoninë, i cili qetëson sistemin nervor dhe në këtë mënyrë zbut neuronet, pagjumësinë dhe dhimbjet e kokës.

TË SHKËLQYESHME PËR ZEMËR, LUFTOJNË KANCERIN DHE PLAKJEN

Qershitë janë burim i zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi për zemër është mineral i rëndësishëm, pasi që rregullon punën e zemrës dhe shtypjen e gjakut. Antioksiduesit si luteina janë pastrues të radikalëve të lirë, që luajnë rol në plakjen, si dhe në përhapjen e sëmundjeve të rënda, si kanceri. 


(Kosova Sot Online)