5 pijet që kanë kalori më shumë se ëmbëlsira me çokollatë

  • 07 April 2020 - 17:26
5 pijet që kanë kalori më shumë se ëmbëlsira me çokollatë

Nëse keni menduar se ëmbëlsirat janë më të dëmshmet për belin tuaj, gaboheni. Këto pije, të cilat jua shpalosim në vijim, kanë më tepër kalori sesa një ëmbëlsirë e zakonshme me çokolatë

LËNGU I RRUSHIT

Gjysmë litri lëng të rrushit përmban 270 kalori. Shumë me tepër se sa që keni menduar ju, apo jo? Një krahasim: gjysmë litri e lëngut të gazuar përmban 200 kalori.

QUMËSHTI I ÇOKOLLATËS

Një e katërta e litrës së qumështit të çokollatës përmban rreth 254 kalori, përderisa shumica e konsumojnë këtë sasi sa hap e mbyll sytë.

LËNGU I PORTOKALLIT

Gjysmë litri lëng portokalli përmban 258 kalori. Kjo është edhe një shenjë që këtë lëng ta pini ngadalë dhe në masë.

VERA

Dy gota verë përmbajnë, madje, 320 kalori. Pa marrë parasysh sa e pëlqeni, kufizohuni me vetëm një gotë.

LËNGU I BORONICËS SË KUQE

Edhe pse nuk përmban alkool, gjysmë litri lëng nga boronica e kuqe përmban 260 kalori. Në krahasim me të, ëmbëlsira me çokollatë tingëllon si 'e lehtë'. 

(Kosova Sot Online)