Shurupi nga hurma shkatërron infeksionet bakteriale

  • 10 prill 2020 - 12:05
Shurupi nga hurma shkatërron infeksionet bakteriale

Tash e një kohë të gjatë dihet se shurupi nga hurmat përdoret si shtesë e gjellëve të njelmëta dhe për ëmbëlsira, e studimet kanë vërtetuar se përbërja e saj kimike do të mund të jetë efektive kundrejt shumë infeksioneve bakteriale, e midis tyre lufton edhe stafilokokun dhe E- coli-in. Hajer Taleb, profesor në universitetin "Cardiff Metropolitan", ka testuar efektin e hurmës në kolonitë e baktereve, të cilat i kishte rritur në laborator. Ai kishte konstatuar se shurupi nga hurma përmban substanca të shumta të ngjashme me ato në rrush, që ndikojnë në shije dhe në ngjyrën e saj, e që njihen si antioksidues të hatashëm, e ky profesor e ka vërtetuar se posedojnë edhe përbërës që luftojnë bakteret.

"Edhe pse rezultatet bazohen në hulumtimet in vitro, rezultatet dërgojnë në atë që shurupi nga hurma do të mund të jetë efektiv kundër baktereve, e në disa raste është më efektiv edhe se mjalti". Edhe ende ky hulumtim është në fazën e parë testuese, Taleb dhe të gjithë ata që kishin marrë pjesë në studim besojnë se shurupi që për bazë ka hurmë mund të ketë të njëjtin efekt shërues sikurse edhe mjalti, i cili përdoret si përbërës dezinfektues për plagë dhe kafshime.

(Kosova Sot Online)