Super lëngu i shëndetshëm nga shega, që parandalon sëmundjet e zemrës

  • 16 April 2020 - 15:16
Super lëngu i shëndetshëm nga shega, që parandalon sëmundjet e zemrës

S hega njihet për përbërësit e saj të shkëlqyeshëm për shëndetin. Hulumtimet kanë vërtetuar se shega mund të ndikojë në zvogëlimin e nivelit të stresit, zbut simptomat e artritit, e madje zbut edhe impotencën. Studimet e fundit sugjerojnë se një gotë lëng nga shega mjafton që të pakësoni rrezikun nga sulmet në tru dhe nga sulmi në zemër. Ekspertët kanë vërtetuar se konsumimi i këtij lëngu në mënyrë dramatike zvogëlon grumbullimin e pllakave në arterie, që edhe është shkasi kryesor pse ndodhin sulmet në tru, përkatësisht në zemër. Po ashtu, te të anketuarit që kishin konsumuar këtë lëng, niveli i kolesterolit të keq kishte rënë për 28 për qind.

Niveli i lartë i antioksiduesve në shegë ndikon në mbrojtjen e përsosur nga sëmundjet e zemrës, e ekspertët sugjerojnë që brenda një dite të vetme të pini rreth 115 mililitra lëng, për t'i gëzuar dobitë e saj shëruese. Ekspertët megjithatë sugjerojnë që për ta konsumuar në sasi të madhe paraprakisht ta këshilloni mjekut, pasi që ata që përdorin ilaçe të ndryshme mund të pësojnë efekte anësore negative.

(Kosova Sot Online)