A e dini çfarë i ndodh organizmit nëse çdo ditë merrni nga 30 gramë të këtij vaji?

  • 17 April 2020 - 15:07
A e dini çfarë i ndodh organizmit nëse çdo ditë merrni nga 30 gramë të këtij vaji?

Vaji i kokosit është një nga ushqimet e shumta që bie në nivelin e superushqimeve. Në fakt, vaji i kokosit përmban kombinim unik të aminoacideve me përbërës të fortë shërues. Avi i kokosit edhe më tutje konsiderohet si ushqim ekzotik, të cilin njerëzit e konsiderojnë si ushqim të shëndetshëm.

NDIHMON NË KONTROLLIN E PESHËS

Një studim nga viti 2009 tregon lidhjen e humbjes tepricë të kilogramëve në pjesët e barkut dhe konsumimit të kokosit. Kokosi tretet lehtë, por edhe mbron trupin nga rezistenca e insulinës.

NDIKON PËR TRETJE MË TË MIRË

Shumë njerëz vuajnë nga problemet me tretjen e ushqimit. Ata njerëz duhet konsideruar shtimin e kokosit në ushqim, sepse ndihmon te problemet me tretjen, përfshirë bakteret mikrobiologjike të lukthit dhe problemet në zorrë. Acidet yndyrore përmbajnë substanca kundër mikrobeve që qetësojnë bakteret, kandisën, madje edhe parazitët që shkaktojnë tretjen e keqe.

NDIHMON NË KONTROLLIN E DIABETIT, TIPI 2

Hulumtimet e fundit kanë treguar se vaji i kokosit ndihmon nga rezistenca e insulinës, duke ulur kështu rrezikun për diabet, tipi 2.

(Kosova Sot Online)