Ja çfarë e shkatërron sistemin imun

  • 20 April 2020 - 15:22
Ja çfarë e shkatërron sistemin imun

Nuk janë vetëm viruset dhe bakteret ato që e sulmojnë sistemin imun. Ka edhe shumë gjëra të tjera, që e rrezikojnë shëndetin tonë. Në vazhdim ju paraqesim disa prej tyre, për të cilat nuk e keni ditur se e dëmtojnë sistemin imun.

VETMIA Qelizat e skanojnë trupin në sëmundjet dhe transmetojnë informatat sikurse një bletë, thuhet në studimin e fundit. Por, nëse nuk jeni të shoqëruar, kjo do të mund të ndikonte në aftësinë e luftimit të sëmundjes. Një studim ka treguar se personat e vetmuar, më rëndë përballojnë sëmundjet, pasi që i mbulon stresi dhe depresioni.

MUNGESA E GJUMIT Mungesa e gjumit mundet ta zvogëlojë numrin e qelizave që luftojnë kundër infeksioneve. Hulumtimi ka treguar se kur njerëzit flenë vetëm katër orë gjatë natës, pakësohet numri i antitrupave që luftojnë kundër gripit. Nëse keni probleme me gjumin, dy orë para se të shkoni në shtrat, mos u ekspozoni para dritës së ekranit dhe telefonit mobil.

ANTIBIOTIKËT Marrja e antibiotikëve pakëson nivelin e citokinës, në të cilët mbështetet sistemi imun. Antibiotikun merreni vetëm atëherë kur është i nevojshëm. Merrni edhe jogurt pa sheqer për ta ripërtërirë florën e zorrës.

USHQIMI I KONSERVUAR Bisfenoli A ose BPA gjenden në pjesën e brendshme të ambalazhit të ushqimit të konservuar, e kjo mundet ta shkatërrojë sistemin imun. Përcaktohuni për ushqim të freskët ose të ngrirë, në vend të atij të konservuar.

SHEQERI Vetëm 100 gramë sheqer (një shishe e pijes së gazuar) në pesë orët që pasojnë mund ta pakësojnë aftësinë e rruazave të bardha të gjakut që të vrasin bakteret.

DEHIDRIMI Lëngjet ndihmojë te pastrimi i organizmit prej helmeve të ndryshme të grumbulluara, por edhe dërgojnë materie ushqyese deri te qelizat. Shumica prej nesh ditën e kalojmë paksa të dehidruar, e për këtë nuk jemi të vetëdijshëm. Nëse ngjyra e urinës është e verdhë e mbylltë, pini më shumë ujë.

(Kosova Sot Online)