Sa vjet i keni? Mjekët zbulojnë saktësisht se në çfarë rreziku jeni nga simptomat e rënda të coronavirusit

  • 26 April 2020 - 20:06
Sa vjet i keni? Mjekët zbulojnë saktësisht se në çfarë rreziku jeni nga simptomat e rënda të coronavirusit

Edhe pse coronavirusi te më shumë se 80 për qind e njerëzve kalon pa simptoma të rënda, SARS-CoV-2 megjithatë ka treguar që është mjaft serioz që të përfundoni në spital, mirëpo te disa edhe që të luftojnë për jetën

Më shumë se dyqind mijë njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga pasojat e coronavirusit, mirëpo shtrohet pyetja cilët janë ata njerëz të cilët me siguri do të zhvillojnë simptoma më të rënda, madje edhe të vdesin.

Dr. Sarah Jarvis, në tekstin për Patient Access, thekson që është me rëndësi të keni parasysh që shumica e njerëzve më parë do të shërohen sesa do të vdesin.

– Analizat nga statistikat e ndryshme të 37 shteteve sugjerojnë që madje edhe ndër njerëzit me pasqyrën më të rëndë klinike raporti i vdekshmërisë është rreth 1,4 për qind, pra 1 në 300 te njerëzit më të rinj se 60 vjeç, 1 në 15 ndër personat më të moshuar se 60 vjeç dhe 1 në 7 ndër personat më të moshuar se 80 vjeç.

Në publikim janë theksuar edhe statistikat e njerëzve të cilët kanë zhvilluar pasqyrë më të rëndë klinike, e cila ka kërkuar kujdes intensiv.

Nën moshën 40 vjeç – 5 për qind;
40 deri 49 vjeç – 6,3 për qind;
50 deri 59 vjeç – 12,2 për qind;
60 deri 69 vjeç – 27,4 për qind;
70 deri 79 vjeç – 43,2 për qind;
Mbi 80 vjeç – 70,9 për qind.

Pra, sa do të duhej të jeni të brengosur?

Dr. Jarvis këshillon që së paku katër nga pesë njerëz do të kenë pasqyrë të butë klinike të sëmundjes dhe që do të shërohen në afatin prej 2 javësh.

– Mirëpo, madje edhe pse jeni të rinj dhe të shëndetshëm nuk duhet të mendoni që nuk jeni në rrezik – ka theksuar ajo.

(Kosova Sot Online)