Çaji nga mollët dhe xhenxhefili, ilaç për shumë sëmundje

  • 08 May 2020 - 15:16
Çaji nga mollët dhe xhenxhefili, ilaç për shumë sëmundje

Çaji nga xhenxhefili dhe mollët është burim i shkëlqyeshëm për vitaminat A, B dhe C, antioksidues dhe flavonoide. Ky çaj e përmirëson punën e mëlçisë dhe ndihmon në rregullimin e kolesterolit. Hulumtimet kanë treguar se mollët mund të zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër dhe në tru. Xhenxhefili ndihmon në zbutjen e problemeve me tretjen, përshpejton shërimin nga gripi dhe ftohjet, e po ashtu edhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Çajin nga xhenxhefili dhe mollët duhet ta përdorni për ditë.

BURIM I SHKËLQYESHËM I ANTIOKSIDUESVE

Xhenxhefili është një nga burimet më të mira për antioksidues dhe për këtë arsye është i hatashëm për parandalimin e shumë sëmundjeve. Mbron qelizat nga ndikimi i radikalëve të lirë dhe rregullon procesin e plakjes.

POSEDON SUBSTANCA KUNDËR INFLAMACIONEVE

Xhenxhefili mund të zbutë simptomat e artritit, dhimbjet në nyja dhe shpinë. Zvogëlon infeksionet kronike në trup, për të cilën është vërtetuar se shkakton shumë sëmundje.

PËRMIRËSON PUNËN E SISTEMIT TRETËS

Xhenxhefili stimulon prodhimin e pështymës dhe rregullon acidet e lukthit. Mund ta zbutë urthin, kapsllëkun, fryrjet dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të sistemit tretës.

PËRMIRËSON AFTËSITË KOGNITIVE

Pos se me këtë çaj mund ta shtoni përqendrimin dhe kujtesën, po ashtu do ta ulni rrezikun edhe nga Alzheimer-i.

PËRMIRËSON PUNËN E MËLÇISË

Helmet i marrim për ditë, e mëlçia ka për detyrë pastrimin tyre nga trupi. Hulumtimet kanë treguar se xhenxhefili de mollët mund ta përmirësojnë punën e mëlçisë dhe nxitin lirimin e helmeve nga trupi. Përbërësit: 3 qese çaj të gjelbër 1 lugë mentë 1/4 mollës të gërryer 5 cm xhenxhefil të gërryer 2 gota ujë të vluar 2 gota akull. Përgatitja: Çajin e gjelbër, mollën, mentën dhe xhenxhefilin në një enë i përzieni me ujë të vluar dhe e lini të veprojë mbuluar për 5 minuta. Shtoni akull më pas dhe një lugë mjaltë.

(Kosova Sot Online)