Pozita e gishtërinjve, që lehtëson dhimbjet për dhjetë minuta

  • 12 May 2020 - 15:07
Pozita e gishtërinjve, që lehtëson dhimbjet për dhjetë minuta

Mudra" paraqet një pozitë të caktuar të gishtërinjve dhe të duarve, që përdoret për vendosjen e ekuilibrit të brendshëm dhe shërim. Fjala "mudra" nga "sanskritishtja" përkthehet si "dhuratë e lumturisë". Duke folur për "mudra", flasim për shumë simbole apo pozita që shërbejnë në ripërtëritjen e energjisë së trupit, si dhe në arritjen e shëndetit optimal. Kjo shihet si një gjuhë e heshtur, gjestet të cilat për qëllim kanë mundësimin e qarkullimit të lirë të energjisë nëpër kanalet trupore. Gjatë një pozite të caktuar, trupi përmes nervave në gishtërinj ndikon në linjë me të. Në këtë mënyrë trupi komunikon me mendjen, me qëllim që ta vendosë ekuilibrin natyral. Nga kjo arsye, me ndihmën e kësaj mënyre mund të forcohet sistemi imun i njeriut, ta përmirësoni disponimin, t'i siguroni vetes një gjumë cilësor, ta kompensoni energjinë e humbur, ta forconi përqendrimin, si dhe të hiqni dhimbjet fizike dhe ato psikike, por edhe shumë më shumë. Në fakt, performanca e gjesteve të caktuara në masë të madhe ndihmon edhe në shërimin nga shumë sëmundje.

Mendohet se shumë përmirësime dhe shërime, të cilat bëhen nga "mudra", ju përshkruhen placebos, por që kjo nuk është e vërtetë. Një studim, në lidhje me punën e truri, rezultatet e të cilit ishin publikuar më 2009, ka treguar se gjatë performancës së llojeve të caktuara të mudras, aktivizohen qendra të caktuara në tru.

"VAYU MUDRA"

"Vayu mudra" njihet edhe me emrin "Era", sjell përmirësim të shpejtë të gjendjes shëndetësore, dhe atë pas vetëm dhjetë minutave të aplikimit. Rezultatet më të mira i jep kundër reumatizmit dhe dhimbjeve të kokës, por ndihmon edhe kundër shqetësimeve të ndryshme, ekuilibron punën e sistemit endokrin dhe pakëson gërhitjet te sëmundja e Parkinson-it. Kjo pozitë e gishtërinjve forcon elementin e ajrit dhe ndikon në hidratim më të mirë të lëkurës, si dhe mundëson më të mirë të qarkullimit të gjakut. Për lehtësim nga dhimbjet, mudrat mbani derisa të mos ndieni përmirësim. Për parandalim - ideale do të ishte që ta praktikoni për çdo ditë dhe atë herët në mëngjes, rreth 15 minuta.

SI TA APLIKONI MUDRAN?

Përkulni gishtin tregues dhe lehtë e bashkoni me gishtin e madh dhe atë në nyjën e parë. Gishtërinjtë tjerë mbani të shtrirë. Këtë mund ta bëni derisa qëndroni ulur, duke qëndruar në këmbë apo shtrirë, pa marrë parasysh se ku jeni dhe a jua lejojnë rrethanat. Mund ta bëni derisa shikoni televizorin, në shoqëri apo derisa jeni në shëtitje. Mirëpo, duke qenë të relaksuar dhe në qetësi vetes i lejoni më shumë gjasa për shërim më të shpejtë, kështu që sa herë të keni mundësi, uluni në hapësira të qeta, apo merrni një pozitë të ngjashme me meditim, dhe formoni këtë pozitë derisa duart i mbështetni në këmbë. Nuk keni pse t'i shtypni fort gishtërinjtë, mjafton një prekje e lehtë. Bëjeni e të dyja duart njëkohësisht. Varësisht nga dhimbjet dhe sëmundjet, qëndroni në atë pozitë nga 3 deri 45 minuta. Nganjëherë mjaftojnë vetëm disa minuta për ta ndjerë lehtësimin. Varësisht nga dhimbjet apo sëmundjet, rezultatet apo shërimi do të pasojë pas një jave, më së shumti deri një muaj.

(Kosova Aot Online)