Si ndikon larja e gojës në frenimin e Covid-19?

  • 16 May 2020 - 18:14
Si ndikon larja e gojës në frenimin e Covid-19?

Një studim nga një ekip studiuesish ndërkombëtar thotë se larja e gojës mund të shkatërrojë membranën lipide që rrethon koronavirusin.

“Larja e gojës mund të parandalojë zhvillimin e infeksionit Sars-CoV-2.” Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga ekipi i studiuesve nga Instituti i Kërkimeve të Imunitetit të Sistemeve në Universitetin e Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar dhe i botuar në revistën ‘Function’.Larja e gojës për të luftuar koronavirusin? Me sa duket, funksionon. Edhe pse lajmi mund të shkaktoj një hutim të arsyeshëm, sipas shkencëtarëve, ka elementë të mjaftueshëm për të hipotezuar efektin e larjes së gojës kundër koronavirusit. Natyrisht, studimi duhet ende të thellohet por, nëse intuita do të kishte të drejtë, për të thënë më së paku do të përballemi me një zbulim të mahnitshëm.

Ekipi ndërkombëtar i studiuesve – virologë dhe specialistë nga Universitetet e Nottingham, Kolorado, Otava, Barcelona dhe Instituti Babraham i Kembrixhit që morën pjesë në studim – pretendojnë se larja e gojës mund të dëmtojë patogjenin dhe të zvogëlojë nivelet e infeksionit vetëm në fazën e fillimit të sëmundjes.

Eksperimentet me provë dhe teste klinike, kanë treguar që disa produkte që përdoren zakonisht për higjenën orale përmbajnë substanca virucidike.

Konkretisht, oksiduesit si klorheksidina, kloruri cetilpyridinium, peroksidi i hidrogjenit dhe povidon-jodi, që kanë aftësi të shkatërrojnë membranën lipidike që mbështjell virusin duke parandaluar atë të përsëritet brenda gojës dhe në fyt, gjatë fazave të hershme të infeksionit.

Përgjigja e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetit ka shprehur skepticizëm të qartë për rezultatin e hulumtimit. “Nuk ka asnjë provë që larja e gojës na mbron nga infeksioni i koronavirusit”, – shprehet organizata në një shënim .

(Kosova Sot Online)