Lëngu magjik për bark të rrafshët

  • 04 June 2020 - 21:34
Lëngu magjik për bark të rrafshët

Ky lëng është më ndryshe se të tjerat. E ka menduar mjeku Oz, dhe thekson se është aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër kilogramëve shtesë. Pra, nëse planifikoni pushimin vjetor dhe të jeni në formë të hatashme, përgatitjani vetes këtë lëng, i cili shkrin shtresat dhjamore. Mjeku i njohur Oz thekson rëndësinë e çajit të gjelbër, sidomos në pastrimin e organizmit dhe në vitalitet. Pikërisht për këtë arsye çaji i gjelbër është edhe baza e këtij lëngu, i cili i largon yndyrën.

PËRBËRËSIT

1 litër ujë 5 qese çaj të gjelbër 1 portokall Pak mentë të freskët.

PËRGATITJA

Përgatitja e lëngut është e thjeshtë dhe nuk ju mundon fare, zihet sikurse një çaj i zakonshëm. Në një litër ujë shtoni pesë qeset me çaj të gjelbër dhe i lini në ujë për tre minuta, deri të ftohen. Sipas dëshirës mund të shtoni portokallin e prerë në rriska, duke hequr pjesën e bardhë që gjendet në lëvore. Në një kavanoz me kapak e ruani lëngun, sipas dëshirës mund të shtoni mjaltë. E lini të qëndrojë ashtu gjatë natës në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen. Të nesërmen pini së paku gjysmën e litrës me çaj.

(Kosova Sot Online)